PD: 8 vite të lënë në baltë nga Edi Rama, më 25 prill fitojë Shqipëria

134
Sigal

Partia Demokratike deklaron se kryeministri Edi Rama duhet të ikë më 25 prill që të ecë para Shqipëria. Në një mesazh ku i përgjigjet deklaratave të kryeministrit, PD-ja thekson se shqiptarët nuk e kanë më luksin të durojnë dhe se Edi do të humbë më 25 prill dhe do të fitojë Shqipëria. ”8 vite durim. 8 vite të lënë në baltë nga Edi. Po askush nuk ka më durim. Shqiptarët nuk e kanë më luksin të durojnë. Edi duhet të largohet që gjërat të ecin para. Më 25 prill, Edi do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria”, deklaron PD.