Blerina Llalla: Konfliktet dhe ambicia personale e kandidatëve për karrige

382
Sigal

Në vijim të situatës paszgjedhore përbri të gjitha ngjarjeve dhe ngërçit të krijuar zhvillimet mbeten ende të rezervuara.

Një nga konfliktet në horizont mund të jetë ambicia personale individuale e disa kandidatëve në pritje të uljes në një karrige (të shumëdëshiruar) në Kuvend që mund të shkojë përkundër filozofisë kërkuese të asaj pjese popullate apo organizate politike të pakenaqur me rezultatin e përftuar deri më tani.

1. Sepse egoja personale dhe eurforia ndaj një statusi të ri do të mund të dominojë përkundër nevojave reale përballë situatës aktuale të krijuar.

2. Sepse ambiciet individuale mund të pengojnë gjykimin e drejtë.

3. Sepse tek e fundit çdokush ka investuar për të arritur atë lloj fitoreje.

4***
Por parimisht, katra do të thoshte:
– Në emër të atij investimit tuaj, dhe në emër të atij besimi që ju dhanë ajo pjesë e popullatës me dëshirën për të qënë të përfaqësuar nga ju, tanimë do duhet me shumë se kurrë përballë kësaj përgjegjësie të llogjikoni sa më drejtë të jetë e mundur. Të mund të gjeni zgjidhjen e duhur për të çuar këtë sakrificë përpara duke mbështetur vullnetin e atyre që ja u dhanë këtë mundësi për të mos i dhënë goditje të disafishtë atyre dhe vetes në emër të statusit.

Duhet një reagim i duhur. Shpresojmë të gjendet mënyra më e mirë pë ta realizuar.