PD e akuzon se e kap ‘Dekriminalizimi’/ Çfarë ka shkruar Pjetri në formularin e dorëzuar në KQZ

480
Sigal

Për kandidatin e Partisë Socialiste në Shkodër, Valdrin Pjetri, i cili u shpall fitues në votimet e 30 qershorit, Partia Demokratike ka ngritur sot dyshime dhe akuza se preket nga ligji i dekriminalizimit.

Sipas PD-së, Pjetri ka qenë i arrestuar ose i ndaluar në Itali në periudhën 2001-2002 dhe pas kthimit në Shqipëri, për tetë vite nuk ka udhëtuar më në drejtim të shtetit fqinj.

PD dyshime mbi Valdrin Pjetrin:

Ka qenë i arrestuar në Itali, Prokuroria ta verifikojë.

Por në formularin e vetëdeklarimit që Valdrin Pjetri ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk rezulton të ketë shënuar ndonjë masë të marrë ndaj tij nga autoritetet italiane. Ajo që konfirmon Pjetri në formular është qëndrimi në Firence në periudhën 2001-2002 për studime universitare.

Ndërsa pyetjeve në kategorinë “të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të personit” kandidati socialist i është përgjigjur të gjithave negativisht

Gjithsesi, Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria e Përgjithshme që të nisë menjëherë verifikimet mbi pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit.