Miranda Rira: 30 qershori i paligjshëm, njoh dekretin e Presidentit

438
Sigal

Kryetarët e bashkive të zgjedhur nga radhët e opozitës vijojnë rezistencën për të mos liruar zyrat për kandidatët e rilindjes të zgjedhur nga votimet moniste.

Kryetarja e bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira ka qëndruar në zyrën e saj dhe është shprehur se nuk do ta lirojë atë pasi 30 qershori është i paligjshëm dhe se ajo njeh dekretin e presidentit për 30 qershorin.

Kryetarja e bashkisë Prenjas Miranda Rira ka dhënë edhe një prononcim për mediat

Ajo është shprehur se, “nuk do e liroj zyrën jam në shërbim të qytetarëve”

Jam në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës

Zgjedhjet lokale të 2019 do mbahen 13 tetor

Çdo tentativë për të dhunuar institucionin do ndiqet penalisht.

Votimet e 30 qershorit të paligjshme.

Miranda Rira tha gjitahstu se “në 30 qershor ishin votime moniste të Rilindjes”.

Qytetarët nuk kishin alternativë në 30 qershor

Kandidati hajdut i Rilindjes dhe këshilli monist me vetëm 8% të votuesve, tha ajo

Në mbështetje të kryetares së bashkisë së Prrenjasit është dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari