PD dhe qytetarët e Elbasanit denoncojnë masakrën e Qazimit me rrugën simbol të qytetit

450

Gazeta telegraf/ 

Sigal


Revoltohen qytetarët e Elbasanit, pasi nuk jane respektuar, as pyetur për prerjet e portokalleve


Partia Demokratike në Elbasan
ka protestuar dje për masakrën që po bën Qazim Sejdini në një prej rrugëve
historike, duke prere barbarisht portokallet që ishin simbol i qytetit.

 

Kryetari i PD-së së Elbasanit,
Aurel Bylykbashi së bashku me qytetarë e të rinj, denoncuan këtë akt të rëndë
të Qazim Sejdinit që ka sjellë revoltë në Elbasan, ku banoret nuk janë pyetur e
nuk janë konslutuar për një vendim të tillë.

 

“Jemi këtu për të bërë
denoncimin e radhës për masakrën e radhës së kryebashkiakut Qazim Sejdini. Qazim
Sejdini do tëmbahet mend si  kryebashkiaku i Elbasanit, në kohën e të
cilit, qytetarët nuk u  pyetën asnjëherë, si në rastin e kësaj rruge këtu,
e cila mbahet mend nga qytetarët elbasanas si “rruga e Portokalleve”.
Kryebashkiaku Sejdini do të mbahet mend si njeriu që erdhi në atë karrige duke
blerë, vjedhur, deformuar e dhunuar qytetarët e Elbasanit, votën e lirë, mediat
e lira. Kryebashkiaku Sejdini do të mbahet mend si njeriu në kohën e të cilit,
qyteti i Elbasanit u kthye në një Palermo të viteve 80”, tha Bylykbashi.

 

Kreu i PD-së së Elbasanit
shtoi se ky akt barbar është edhe i paligjshëm gjithashtu.

 

“Në dijeninë time mund
të  ketë një vendim të Këshillit bashkiak për rikonstruksionin e rrugës
dhe vendimet i merr shumica. Por nuk ka tekstualisht një vendim i cili të bëjë
fjalë për prerjen e këtyre pemëve që janë pjesë e historisë së qytetit tone”,
pohoi Bylykbashi.