Kosovë – Kroaci luajnë sot në Shkodër, në Prishtinë nis rikonstruksioni i stadiumit

456
Sigal

Gazeta telegraf/ Sot, më 6 tetor skuadra përfaqësuese e Kosovës,
 do të përballet me Kroacinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e
Botërorit të vitit 2018.
 Ndeshja do të
luhet në stadiumin e Shkodrës, sepse “Stadiumi i Prishtinës është ndërtuar
në vitin 1953 dhe që atëherë nuk është bërë asnjë investim i vërtetë, që
infrastruktura të jetë në standardet më të larta për të zhvilluar ndeshje
ndërkombëtare”.



Megjithatë, fakti që Kosova do të luajë ndeshjen
e saj në Shkodër nuk i pengon tifozët e këtij vendi, që të shfaqin gatishmërine
për të pëshkuar rreth 150 km rrugë, për të ndjekur përballjen me kroatët. Sipas
tyre, kjo është një ngjarje historike për futbollin kosovar dhe të gjithë duan
të shkojnë e ta ndjekin atë, duke qenë se është hera e parë që Kosova është
skuadra pritëse e një sfide, si ajo me Kroacinë.


Pas barazimit me
Finlandën në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, skuadra e Albert
Bunjakut do të kërkojë që të marrë një tjetër rezultat pozitiv. Ndërsa
futbollistët po përgatiten për këtë përballje, në Prishtinë kanë nisur punimet
për rikonstruksionin e stadiumit, me qëllim që të mos detyrohet Kosova të luajë
ndeshjen e saj në Shkodër.