PD: Dënohet nga gjykata për falsifikim, një muaj më pas rilindja e bën drejtor

448
Sigal

Zëdhënësja Vorpsi denoncon modelin e Edi Ramës për administratën dhe shërbimin shëndetësor

Në nëntor të vitit të kaluar, Ukë Camaj u dënua nga Gjykata me 1 milionë lekë gjobë, për falsifikim dokumentesh shkollorë. Kemi këtu vendimin e gjykatës, madje edhe urdhrin e prokurorisë për asgjësimin e diplomës fallso, në zbatim të vendimit të gjykatës. Vetëm një muaj më pas, në dhjetor të vitit 2013, Ukë Camaj u emërua Nëndrejtor Ekonomik në Spitalin rajonal të Tropojës. Ja dhe urdhri për emërimin e tij nga shëndetësia falas e rilindjes. Kjo është administrata e Edi Ramës, këto janë meritat që vlerëson kjo qeveri. Ky është modeli që ka zgjedhur Edi Rama për Tropojën. Ky është shërbimi shëndetësor që Edi Rama ka ndërmend të ofrojë për qytetarët e Tropojës.