PD, Boçi e Selami: “Më 23 Qershor vetëm ne do të jemi fituesit”

491
Sigal

Takimet elektorale të kandidatët për deputet të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit

Kryetari i Partisë Demokratike të Elbasanit si dhe njëkohësisht kandidati për deputet, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim tek Pika e Grumbullimit të Bimëve Medicinale në Elbasan. Gjatë këtij takimi Boçi tha se i gjithë produkti i përpunimit të bimëve medicianale eksportohet dhe ndër vite është në rritje. Sot, tha Boçi, sasia e përpunimit të këtyre bimëve ka arritur në afro 1500 ton. Më tej Boçi tha se në këtë pikë grumbullimi bimësh medicinale janë punësuar rreth 100 veta, por janë rreth 1500 familje, të cilat bashkëpunojnë më këtë biznes. Kreu i Partisë Demokratike të Elbasanit z. Luçiano Boçi ndër të tjera tha se në katër vitet e ardhshme të qeverisë, ky lloj biznesi është parashikuar të stimulohet pasi një pjesë e bimëve medicinale që do të mbillen do të futen në skemën e subvencioneve, ndaj tha Boçi unë ftoj të gjithë qytetarët e Elbasanit që të votojnë Partinë Demokratike pasi do të vazhdojmë të mbështesim jo vetëm këtë lloj biznesi, por të gjithë llojet e tjera. Boçi u shpreh i sigurt për fitoren e 23 Qershorit të Partisë Demokratike. Bimët medicianle, të cilat mbillen në Qarkun e Elbasanit, pasi transportohen në pikën e grumbullimin të përpunimit të bimëve medicinale, kanë kryesisht destinacione të ndryshme tek prodhimet farmaceutike si dhe kozmetike.

Takimet e Eduard Selamit

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike i rrethit të Librazhdit, Eduart Selami ka kryer një serë takimesh ditën e enjte. Fillimisht Selami ka bërë një takim me të rinjtë e këtij qyteti. Selami tha gjatë fjalës së tij se vendimi që të rinjtë kanë marrë sot për t’u bashkuar PD-së është i njëjti vendim me atë të  viteve ‘20 kur u vendos demokracia për herë të parë. Selami tha se forca e tij politike që ai i përket është e vetmja forcë politike që të rinjtë i mbështet fort dhe ju shërben të rinjve. Gjithashtu, Selami tha se i investimi më i mirë për të gjithë të rinjtë është që ata të mësojnë dhe të jenë studentët të mirë në mënyrë që të punësohen sapo ata të diplomohen. Selami u shpreh midis të rinjve i sigurt për fitoren e PD-së më 23 Qershor. Më pas kandidati Selami vijoi takimet me banorët e Komunës së Rrajcës, ku pas probleme të ndryshme që dëgjoi u shpreh se do të jetë zëri i tyre në Parlamentin shqiptarë.