Patozi ironizon shkarkimin e 8 drejtorëve të burgjeve: Ta kesh drejtorin shok burgu

509
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ironizon me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë duke shkarkuar 8 drejtorë burgjesh në vend, pasi kishin abuzuar me detyrën. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Patozi shkruan se gjysma e drejtorëve paskan qenë të dënuar më parë. Mes të tjerash Patozi shton se shumë prej kriminelëve dhe trafikantë duhet të kenë gjetur drejtor burgu shokun e tyre të vjetër të bandës.
TA KESH DREJTORIN SHOK BURGU
Po ne i paskemi pasur të dënuar vetë më parë gjysmën e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri!
Sihariqin na e dha vetë ministrja e re e Drejtësisë, por pa na shpjeguar se si i kanë ngjitur shkallët e karrierës në administratë gjithë këta të riedukuar.
Mbase ka qenë kriter i qeverisë së “Rilindjes” që eksperienca personale të ndihmon në zbatimin me korrektesë të detyrës.
Që ata janë kthyer me qejf në vendin, që e njihnin më mirë se kushdo tjetër, kjo kuptohet lehtë, por kush na e bëri këtë “nder” për të zbukuruar burgjet tona, këtë ministrja nuk na e tha.
I bie që shumë kriminelë dhe trafikantë të kenë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda.
Dhe nuk është çudi që ata të jenë ndjerë më të sigurt prapa hekurave, sesa po të ishin të lirë, ku mund t’i gjente jo edhe aq rastësisht ndonjë plumb “qorr” i rivalëve të rrugës.
Dhe thonë pastaj që këta nuk po bëjnë shtet.


Sigal