Manjani: Rama përgjegjës para Shqipërisë!

488
Sigal

Sot katër deputetë u betuan në Parlamentin e Shqipërisë pas dorëzimit të mandateve nga PD dhe LSI.

Ata janë Edmond Rrushi, Ylli Shehu, Aurora Mara dhe Enver Roshi duke e çuar në 86 numrin e deputetëve dhe duke mundësuar kështu edhe miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, që kërkojnë 84 vota, nëse palët do të bien dakort.

Pas kësaj ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili e quan të gjithë këtë “demokraci fallco”.

Postimi i Ylli Manjanit:

Që të bëjmë dallimin:

Ata që i futën në lista këto emra që pranojnë të bëjnë lulet artificiale të këtij varrezë-parlamenti, kanë përgjegjësi të rëndë politike para partive dhe votuesve të tyre!

Pra e thënë më troç: Ilir Meta e Lulzim Basha janë përgjegjës para partive të tyre!

Ndërsa blerja që po ju bën pushteti për të krijuar demokraci fallco e bën këtë të fundit, pra pushtetin, përgjegjës para Shqipërisë dhe historisë së saj!

Që do të thotë: Edi Rama është përgjegjës para Shqipërisë!

Dallimi është i madh, për të gjithë ata që kanë të parë Shqipërinë dhe jo Partinë!

Nga ana tjetër, të gjithë bashkë i janë borxhli demokracisë, pa asnjë dyshim!