Pasojat e pandemisë/ Kryemadhi: Me keqmenaxhimin ka nisur dhe pasiguria ekonomike

239
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi situatën e rëndë ekonomike që ka ardhur pas keq menaxhimit të pandemisë.

E ftuar në emisionin ‘Tempora’, Kryemadhi tha se sot qytetarët ndjejnë pasiguri për shkak të situatës në spitale por sidomos asaj ekonomike.

Sipas Kryemadhit, kryeministri dhe qeveria tashmë e ka të pamundur të krijojë vende të reja pune pasi nuk e arriti deri më tani.

‘Që të jemi të sinqertë, në situatën që gjendemi sot është më mirë që pjesa më e madhe e jona të mos flasim më as si politikanë. Do të ishte më mirë të diskutonim si qytetarë. Nëse do të pyetesha rreth situatës së sotme të jeni të bindur unë mendoj atë që ndiej unë vetë. Sot, një politikane e kam shumë të vështirë të mendoj si një grua në familje, e cila duhet të shërbejë në familje, duhet të paguajë, drita ujë, të merret me fëmijët dhe në fund bilanci i saj është negativ për shkak të mungesës së shpresës. Ajo që mendoj unë për këtë situatë, që qeveria e ka futur vetë bashkëngjittet dhe pasiguria e jëtës. Me keqmenxhimin pandemisë futet dhe pasiguria ekonomike. Ajo që ne duam të mbulojmë njerëzit shikojnë më thellë se çfarë shohim ne. Si mund të krijojë vende pune ky tani kur nuk mundi ta bëjë dot më parë. Si mund të ndodhë kjo kur ky ishte i paaftë ta menaxhonte para se të ndodhte, prandaj njerëzve ju shtohet pasiguria.

Unë kam shumë mjek miq që janë në pozita shumë të këqija, pasi një mask në 5 ditë i jepet një mjeku. Si mund të mbajë një maskë 5 ditë e cila nuk është më higjenike. E dyta nuk kanë infrastrukturë, jo vetëm në QSUT por në të gjithë Shqipërinë, kam takuar mjekë ambulanca të cilët i kanë vendosur në pozita të tmerrshme. Mjafton që të gjurmoni një mjek dhe do të shihni se dita e një mjeku familjeje shkon për mbushjen e letrave për konccensionarin, dhe në fund të ditës mjeku po nuk çoi 400 emra për check up për koncesionarin i pritet rroga’.