Muriqi i lumtur me rikthimin: Përballjet me Shqipërinë, të veçanta

364
Sigal

Kosova pritet që të përballet nesër me Shqipërinë në kuadër të një miqësoreje

Para kësaj Shqipëria ishte paraparë të luante miqësore me Gjibraltarin, por ndeshja u anulua shkaku i coronavirusit.

Kosova ishte në kërkim të një miqësore dhe kështu të dy federatat erdhën deri të një miqësore e përbashkët.

E në këtë ndeshje, pas më shumë se një viti mungesë në skuadër kthehet Vedat Muriqi, një rikthim që ai e ka quajtur të lumtur.

“Jam i lumtur që, pas një kohe të gjatë, nesër do të jem në fushën e blertë. Gjithmonë̈, përballjet më të veçanta janë ato me Shqipërinë. Edhe pse zyrtarisht quhet “ndeshje miqësore”, ne e konsiderojmë ndeshje vëllazërore”, ka shkruar Muriqi.

Kujtojmë që në fillim u tha se Muriqi nuk do të lejohet nga Lazio që të udhëtojë për të luajtur për Kosovën, megjithatë ai ka udhëtuar.

Përpos Shqipërisë, Kosova do të luajë edhe kundër Sllovenisë dhe Moldavisë në Ligën e Kombeve.