Eksperti në fushën e sigurisë, Ilir Kulla: Si i ngjiti rrugët e karrierës Federica Mogherini, pa asnjë talent politik në postin e kryediplomates së BE-së. Rënia dhe shkëlqimi i Mogherinit, e cila jep dorëheqjen pasi akuzohet për mashtrim, korrupsion në prokurime, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Në Shqipëri politika uli në tavolinën e pushtetit klanet e krimit.
Si i ngjiti shkallët rrugët e karrierës Federica Mogherini, pa asnjë talent politik në postin e kryediplomates së BE
Ilir Kulla : Politika ka ulur në tavolinën e pushtetit klanet e krimit
Skandali i korrupsionit, ish diplomatja e lartë e BE, Federica Mogherini ka dhënë dorëheqjen nga posti i rektorës së Kolegjit të Europës.
Eksperti në fushën e sigurisë, Ilir Kulla, ka folur për lidhjet e krimit me politikën, por edhe më gjerë, referuar ngjarjeve të fundit kriminale.
Kulla tha se ka një mosbesim ndaj institucioneve ligjzbatuese, policisë dhe prokurorisë, për të zbardhur këto krime.
“Është krijuar perceptimi që ka realisht një lidhje mes krimit edhe njerëzve të cilët përfaqësojnë shtetin në nivele të ndryshme, o nivel politik, o nivel teknik.
Do të thuash, kjo çështja është vetëm perceptim dhe ky është dhe realitet. Mundet të jetë të dyja bashkë, por si thuhet, më mirë të dali nami apo të apo të humbësh syrin, sepse jemi pikërisht këtu te kjo gjëja.
Sepse, duke bërë zgjedhje një herë në dy vjet, se kështu i kemi zgjedhjet në Shqipëri një herë në dy vjet, duke shkuar gjithmonë duke kërkuar votat e këtyre njerëzve, të këtyre komuniteteve, të cilët kanë mbështetje, kanë lekë, kanë para, kanë influencë.
Dashje pa dashje, politika i ka ulur në, tavolinën e pushtetit dhe janë ortakë në tavolinën e pushtetit, në një kohë ose në një tjetër, me më pak pushtet apo më shumë pushtet. Problemi është i logjikës. A do ketë fuqi shteti shqiptar që të vetëpastrohet apo institucionet shqiptare dhe të qetësohet situata me krimin e organizuar?”, tha Kulla
Siguria në vend, duket sikur janë bërë me axhendë të rregullt atentatet. Le të themi shumë shqetësuese. Nga ana tjetër, zyrtarët e shtetit të linjës, propagandojnë gjatë gjithë kohës që jemi vendi më i sigurt. Ndërkohë si për ironi të fatit, pikërisht aty shënjestrohet siguria.
Kjo ka lidhje pak me me tipologjinë e të qenit shqiptar dhe ka lidhje me realitetin që është krijuar në Shqipëri. Por gjëja më e rëndë në gjithë këtë histori, në lidhjen me institucionet, të politikës, me krimin etj, nuk është përtej demagogjisë, fjalëve, akuzave, kundërakuzave, se me këto na është bërë lëkura shollë të gjithëve domethënë, se një jetë kështu ka qenë politika shqiptare.
Por ajo gjë që të bën të mendosh është kur ti sheh që një pjesë zyrtarësh të cilët e marrin rrogën në shtet dhe e kanë, shef atë që jep rrogën, pra qeverinë, shtetin apo institucionin ku drejtojnë, ata llogari nuk e japin aty, por llogarinë shkojnë e japin në vende të tjera, o te oligarkët, o te bandat, ose te biznesmenët. Kjo është gjëja shqetësuese.
Se kjo tregon atë thyerjen e shtetit. Kështu që si rrjedhojë, kur ndodhin ngjarje të rënda, si ajo e Rinasit, apo si kjo e Elbasanit e të tjerë, ekziston dhe mosbesimi shumë i lartë që institucionet e sigurisë në vend, në rastin konkret policia, por edhe prokuroria e të tjerë, do jenë të afta t’i zbardhin këto gjëra.
Është krijuar perceptimi që ka realisht një lidhje mes krimit edhe njerëzve të cilët përfaqësojnë shtetin në nivele të ndryshme, o nivel politik, o nivel teknik.
“S’kishte asnjë talent politik”, rruga e karrierës Federica Mogherini
Eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka treguar mënyrën si Federica Mogherini u ngjit në politikën italiane dhe më vonë në postin e kryediplomates së Bashkimit Europian.
Ai u pyet mbi arrestimin e diplomates italiane. Kulla tha se Mogherini nuk tregoi talent politik dhe se promovimi i saj erdhi si rezultat i lëvizjeve të brendshme të Matteo Renzit në Partinë Demokratike të Italisë.
Kulla tha se Mogherini punoi si tekniciene në strukturat e jashtme të Partisë Demokratike. Ai shpjegoi se Renzi vendosi ta ndalonte rikthimin e Massimo D’Alemas në skenën kryesore të diplomacisë italiane dhe më pas edhe kandidimin e tij për postin e lartë në Bruksel. “Njeriu që përfitoi ishte Mogherini, pavarësisht se ajo nuk kishte asnjë talent politik”, tha Kulla. Ai përmendi se presidenti Napolitano kundërshtoi emërimin e Mogherinit si ministre të jashtme.
Skandali i korrupsionit, Mogherini jep dorëheqjen
Ish diplomatja e lartë e BE, Federica Mogherini ka dhënë dorëheqjen nga posti i rektores së Kolegjit të Europës. Këtë e ka komunikuar vetë Mogherini në një e-mail të dërguar stafit dhe studentëve të shkollës prestigjioze të Bryzhit.
“Në përputhje me rregullin dhe korrektësinë maksimale me të cilat kam ushtruar gjithmonë detyrat e mia, sot kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti i Rektorit të Kolegjit të Europës dhe Drejtoreshës së Akademisë Diplomatike të Bashkimit Europian”, ka shkruar Mogherini.
Mogherini, e cila u ndalua të martën së bashku më dy të tjerë si pjesë e një hetimi për mashtrim që përfshinte Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Kolegjin e Evropës, u lirua në orët e para të së mërkurës. Ata u morën në pyetje dhe informuan zyrtarisht me akuzat e mashtrimit dhe korrupsionit në prokurim, konflikt interesi, shkelje të sekretit profesional dhe konkurrencë të pandershme. Gjykatësit vendosën nxjerrjen e tyre nga qelia dhe hetimin e tyre në gjendje të lirë.
“Pasi u morën në pyetje nga Policia Federale Gjyqësore Belge, të tre individët u informuan zyrtarisht për akuzat kundër tyre. Akuzat kanë të bëjnë me mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata janë liruar pasi nuk konsiderohen rrezik për arratisje”, informuan gjyqtarët.






















