Pas miratimit të dekriminalizimit, Meta dhe Rama takohen tek “Vila 30”

443
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar takimet e përjavshme të tij me aleatët e qeverisë që drejton dhe një pjesë të grupit të tij parlamentar. Takimi ka nisur në mesditë në “Vilën 30”, ku marrin pjesë edhe ministra e deputetë të Partisë Socialiste. 
Takimi i tij me Ilir Metën, kreun e Kuvendit, Shpëtim Idrizin kreun e PDIU-së, Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjanin dhe deputetët Gramoz Ruçi e Taulant Balla ka nisur në vilën qeveritare.
Ky takim pritet që të zgjasë për disa orë, ndërkohë që menjëherë pas tij pritet që të ketë edhe një deklaratë për çështjet që janë diskutuar nga të pranishmit.
Ky takim vjen një ditë pas miratimit të buxhetit të vitit 2016 si dhe ligjit të Dekriminalizimit, ndërkohë që ky takim vjen pak ditë përpara seancës së të hënës, që do mbahet në Kuvend 
Sigal