Pas konsultave, opozita zbulon sot skenarin kundër qeverisë: 2018, fundi i “Rilindjes”, nuk e njohim frikën

557
Opozita e bashkuar shpalos sot ditën e fillimit të protestave

Siç ishte paralajmëruar dje nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha, dita e sotme do të jetë vendimtarja për të vendosur datën e nisjes së protestave. Basha ka theksuar se nuk do të ketë një çadër të dytë, por më keq se çadra. Burimet paraprake kanë bërë me dije se protestat do të jenë masive. Për këtë Basha ka mbledhur edhe aleatët për të planifikuar edhe më mirë organizimin e protestave. Edhe partia tjetër opozitare, LSI ka mbështetur këtë zgjedhje të Bashës, duke iu bashkuar në protestë. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes që zhvilloi me aleatët e tij opozitarë, dha një prononcim për mediat. “Aksioni do të intensifikohet. Kemi vënë piketat për këtë kalendar veprimesh, ndërsa ju bëjmë thirrje intelektualëve, qytetarëve, që t’i bashkohen këtij sezoni të protestës qytetare, për t’u përballur me krimin dhe krizën ekonomike e shpirtërore. Opozita e ka marrë këtë vendim ku shumë shqiptarë nuk paguajnë dot faturat, dhe krimi i qeverisë bëhet gati të nis aksionin me ujin e pijshëm. Kjo është t’i shpallësh luftë popullit për hesap të krimit dhe kriminelëve. Ndaj ne kemi marrë përsipër gjithë përgjegjësinë tonë, kemi diskutuar për detajet”, tha Basha.

Sakaq kreu i grupit parlamentar të PD di Paloka paralajmëroi se opozitës do t’i bashkohen edhe parti të tjera, qëllimi i vetëm i të cilave është largimi i Edi Ramës nga pushteti. “Protesta do zhvillohet pas datës 20, me shumë gjasë data 27 janar”.
Sigal