Pas Çomos, Brataj vetëofrohet për deputet: Nëse do më ftonin, do ta vlerësoja shumë

245
Sigal

Ditën e sotme Najada Çomo ka deklaruar se do t’i bashkohet PS për t’u bërë pjesë e listës për deputetë.

Por pas saj, edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, njëherësh edhe pjesë e Komitetit të Ekspertëve, Skënder Brataj ka deklaruar se do ta vlerësonte shumë nëse i bëhej një ftesë nga politika.

Këtë deklaratë Brataj e ka bërë në një emision televiziv ndërsa kujtojmë se ditën sotme mjeku i njohur Tritan Kalo ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij në Komitetin e Ekspertëve, vetëm për shkak të ofertave nga qeveria.

“Politika le t’i shfrytëzojë profesionistët e çdo fushe. Ai ka zgjedhur më të mirët e fushës, ashtu siç bëri edhe me Najadën. Rama ka qenë vetëm dy herë në mbledhjet e komitetit. Kalo ndër kolegët dhe profesionistët me të mirë. Zgjedhje personale. Profesionistët të jenë pjesë e politikës. Nuk më kanë bërë ftesë për deputet. Do e vlerësoja”,- është shprehur Brataj.

Duket se një pjesë e mjekëve shqiptarë, në këtë kohë pandemie mendojnë t’i shërbejnë politikës dhe jo popullit.