Pas Ali Ahmetit, një tjetër politikan i lartë shqiptarë del huq me “Shqiponjën” (FOTO)

627
Sigal

Kryeministri Rama ka publikuar një foto në ‘Facebook’ ku shkruan “Photo of the day” dhe ku shihet së bashku me kryeministrin e Kosovës Haradinaj, por edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që bëjnë “Shqiponjën”.

Megjithatë ajo që bie në sy dhe është bërë menjëherë virale nga mediat është se ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj “del huq” pasi nuk di të kryqëzojë duart.

Hoxhaj nuk është politikani i vetëm shqiptarë që nuk di ta bëjë simbolin e “Shqiponjës”, pasi vetëm pak ditë më parë kryetari i BDI-së në Maqedoni Ali Ahmeti nuk diti të bëjë simbolin e “Shqiponjës”, duke shkaktuar të qeshura tek presidenti Meta.