Pas akuzave, eurodeputeti i përgjigjet Ramës : Ne i marrin informacionet nga qeveria, opozita dhe…

170
Sigal

Eurodeputeti Michael Gahler gjatë një interviste, i ka dhënë përgjigje akuzave të bëra nga Edi Ramës se ai merr informacione vetëm nga opozita.

Gahler është shprehur se ai i merr informacionet nga qeveria, opozita, mediat, shoqëria civile etj.

“E dini, unë kam gati 20 vite në PE dhe jam marrë me shumë vende në çështjen e zgjerimit, pavarësisht se cila palë është në qeveri. Gjithmonë jemi akuzuar, kushdo që ka qenë në familjen europiane. Ne marrim informacione nga qeveria, opozita, mediat, shoqëria civile. Kur Komisioni i Venecias jep një deklaratë kjo është e rëndësishme dhe ne e shohim mirë. Qeveria është në krye dhe çfarë do lloj kritike i drejtohet qeverisë’, – u shpreh Michael Gahler.

Sipas eurodeputetit dhe koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler akuzat e Ramës për vaksinat janë të padrejta.

“Në fakt ka pasur një referencë mesa duket për mënyrën se si ne po i shpërndajmë vaksinat. Ka pasur kritika në këtë fushë, sikur ne jemi të këqinjt. Por ne si BE i kemi dhënë vendeve të Ballkanit mbështetje për të luftuar Covid. Është shumë e vështirë edhe për ne të marrim vaksinat. Në fakt unë u habita kur lexova për këtë gjë”, – theksoi Michael Gahler.