Partnerët ndërkombëtar: Ja 5 të pathënat e politikanëve shqiptarë

548
1. Dëshmi penaliteti në shtetin e huaj ku ke qëndruar, ku je shkolluar ose ku ke e punuar
2. Arsimi, koha kur është kryer, viti, qyteti, shteti, periudha e arsimimit, institucioni arsimor brenda ose jashtë Shqipërisë ku është fituar dokumenti zyrtar 
3. Nëse ke qenë ose jo bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit deri në vitin 1992 dhe nëse ke pasur ndonjë kontakt qoftë edhe të diktuar ose jo rekrutues, me këtë shërbim 
4. Nëse ke qenë funksionar i ish-sigurimit apo jo dhe a ke diktuar rekrutime bashkëpunëtorësh (spiunësh) me presione psikologjike, me joshje me favore, ose me dhunë fizike 
5. Nëse ke qenë ose jo agjent i shërbimeve të sekrete të huaja për cilin shtet, për cilin shërbim, në cilën periudhë dhe për cfarë sektori
Ashtu si me formularët e kthimit dhe kompensimit të pronave, të dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë dhe të legalizimeve që prej 25 vitesh dalin, plotësohen, anulohen e ndryshohen me kërkesa shtesë, po ndodh edhe me formularin e dekriminalizimit. Burime të “Telegraf” nga zyrat e larta të pushtetit, drejtësisë e shërbimeve sekrete shqiptare, bëjnë me dije se edhe formulari i dekriminalizimit do të ndryshojë. Institucionet shqiptare që po komandojnë këtë proces vetë-deklarimi, kanë vendosur të ndryshojnë përmbajtjen e formularit, duke shtuar edhe 4 kërkesa të tjera, të cilat “pa dashje” nuk janë përfshirë në formularë prej shtetit shqiptar, paçka se SHBA, BE dhe shërbimet sekrete e të së drejtës penale ndërkombëtare, rezulton se i paskan kërkuar që këto 5 kërkesa të futen si “pika” kryesore e të detyrueshme në formularin e vetë-deklarimit prej politikanëve, shtetarëve e zyrtarëve dhe zyrtarëve të drejtësisë. 

Por këto kërkesa nuk u futën në skedën e formularit jo se institucionet shqiptare i “harruan” gjatë hartimit të formularit, por sepse këto kërkesa hapin “plagë të vjetar”, mbasi thuhet se janë të “infektuar” shumë figura të politikës, shtetit e drejtësisë. Mirëpo fakti që formulari aktual ishte jo i plotë dhe nuk zbardhte të plotë “profilin” e atyre që përfshinë ligji për vetë-deklarimin, detyroi institucionet dhe diplomacinë ndërkombëtare në Shqipëri e jashtë saj, të kërkojnë futjen në veprim të një formulari të ri “TIP” siç është aplikuar në ish-vendet e lindjes komuniste, të cilat e kanë kryer këtë proces dekriminalizimi, ku përfshihet edhe hapja e dosjeve të ish-spiunëve bashkëpunëtor të ish-sigurimit të shtetit e agjentë të shërbimeve të huaja, që në Shqipëri nuk është bërë edhe sot pas 25 vitesh e që nuk ka shenja të bëhet! I gjendur përballë presionit të ndërkombëtarëve, që duket se kanë vendosur të formatojnë një shoqëri, politikë, administratë, shtet, qeveri e drejtësi shqiptare pa drejtues e pa zyrtarë pjesë, ndihmues e shefa të botës së krimit, shteti shqiptar u detyra të pranoj përgatitjen dhe hedhjen në veprim të formularit të ri. Sipas informacionit, ka disa ditë që po përgatitet formulari i ri vetë-deklarimit dhe mendohet se brenda datës 10 qershor 2016, ky formular të futet në veprim. Brenda këtij formulari përveç emrave, mbiemrave, atësive e mëmësive të ndryshuara ose jo, përveç deklarimit të “vizitave”, shkollimit e aktivitetit në shtete të tjera dhe përveç deklarimit të gjendjes penale në Shqipëri e shtete të huaja, do të përfshihen edhe 4 të dhëna të tjera, të cilat janë tregues bazë të përcaktimit të figurës penale e publike të shtetarit, politikanit, deputetit, ministrit, drejtorit, të zgjedhurit lokalë, të diplomatit e zyrtarëve të drejtësisë. Konkretisht, në formularin e ri të dekriminalizimit, do të shtohen këto 5 kërkesa, si detyrim për deklarim: 

1. Dëshmi penaliteti në shtetin e huaj ku ke qëndruar, ku je shkolluar ose ku ke punuar.
2. Arsimi, koha kur është kryer, viti, qyteti, shteti, periudha e arsimimit, institucioni arsimor brenda ose jashtë Shqipërisë ku është fituar dokumenti zyrtar dëftesa e shkollës para-universitare, diploma universitare, burimi i financimit financiar jashtë Shqipërisë për jetesë e shkollim, rezidenca konviktore ose private e qëndrimit, kualifikimi, certifikata dhe masteri universitar, apo kolegji civil, ushtarak e fetar i kryer. 
3. Nëse ke qenë ose jo bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit deri në vitin 1992, kur zyrtarisht pushoi së vepruari ky shërbim dhune dhe nëse ke pasur ndonjë kontakt qoftë edhe të diktuar ose jo rekrutues, me këtë shërbim të kohës së diktaturës komuniste. 
4. Nëse ke qenë funksionar i ish-sigurimit apo jo dhe a ke diktuar rekrutime bashkëpunëtorësh (spiunësh) me presione psikologjike, me joshje me favore, ose me dhunë fizike. 
5. Nëse ke qenë ose jo agjent i shërbimeve të sekrete të huaja, për cilin shtet, për cilin shërbim sekret, në cilën periudhë dhe në çfarë sektori ke shërbyer dhe a vazhdon këtë shërbim. 
Pritet, që plotësimi i këtyre kërkesave të reja në formularin e ri, do të nxjerrin shumë emra të tjerë me shkolla fillore, 8-vjeçare e të mesme me dëftesa false, diploma universitare të falsifikuara në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, ish-bashkëpunëtor sigurimi, ish-shefa sigurimi që kanë rekrutuar e hedhur spiunë në veprim, ish-agjent e agjentë aktual në vazhdim të shërbimeve të huaja sekrete, shërbestarë, drejtues e misionarë të linjave të ekstremeve fetare. 
Dëshmitë e Penalitetit për aktivitetin jashtë shtetit
Siç duket shërbimet e huaja, kanë informacion për të “llum” që ka mbushur politikën dhe shtetin shqiptar, ndaj dhe kanë diktuar hedhjen në veprim të formularit të ri të vetë-deklarimit, me bindjen se do të ketë vetë-largime të shumta pa e plotësuar fare formularin, siç ndodhi me 19 këshilltarët bashkiakë, të cilëve KQZ u hoqi mandatin. Kategoria e shtetarëve e politikanëve që rezultojnë dhe deklarojnë se kanë qenë jashtë shtetit për “çështje” të ndryshme, në kuadrin e dekriminalizimit dhe formularit të ri, duhet të deklarojnë edhe Dëshmitë e Penalitetit për periudhën që kanë jetuar, që kanë studentë, pedagogë, vizitorë, biznesmenë apo të ftuar jashtë shtetit. Sepse ka shumë figura që kanë qenë jashtë shtetit dhe i përfshin detyrimi për vetë-dekalrimin e Dëshmive të Penalitetit, por që mendohet se kanë fshehur dënimet në shtetet huaja. Duke qenë se me disa shtete, drejtësia shqiptare nuk ka marrëveshje për verifikim të Dëshmive të Penalitetit false që mund të jenë vetë-deklaruar, këta “tipa” përfitojnë nga ky boshllëk dhe fshehin realitetin. Duke vetë-deklaruar Dëshminë e Penalitetit për veprimtarinë jashtë shtetit, nis verifikimi dypalësh mes shtetit shqiptar dhe shtetit të vetë-deklaruar prej tyre, duke zbuluar të vërtetën, mbasi mund të fshehësh e falsifikosh dënimin si “copë kartoni”, por jo gjurmët e gishtave. 
Bllokim deri më 2 qershor 2021
Për 5 vjet, 75 mijë gjuetarë nuk do të këndojnë: “Do marrë çiften, do dalë për gjah” 
Gjuetarët shqiptarë edhe për 5 vite të tjerë, nuk do ta hedhin çiften krahëve, nuk do të gjurmojnë kafshë e shpend, nuk do ta vendosin më syrin në thepin e çiftes, nuk do të gjuajnë asnjë fishekë e nuk do të vërsulin më zagarët nëpër gëmusha, duke i varur çiftet si relike në “gozhdë”e duke mbajtur zagarët në kasolle. Këtë lajm trishtues për gjuetarët shqiptarë e të huaj që futen në Shqipëri, të cilët e konsiderojnë “padrejtësi e bllokim sporti me ligj” e ka “vulosur” dje parlamenti Shqiptar, duke votuar ligjin për “Shpalljen e Moratoriumit të Gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit në territorin shqiptar, pezullohen edhe për 5 vite të tjera të gjitha lejet e lëshuara të gjuetisë dhe ushtrimi i këtij sporti në zonat e gjuetisë. Në total, ky bllokim, që zyrtarisht në ligj quhet “moratorium” shkon në 7 vite, mbasi gjuetia ka qenë për 2 vite e bllokuar, konkretisht deri në 31 janar të vitit 2016, miratuar me Ligjin Nr 1069, datë 14.12. 2013, por futur në fuqi në datën datë 30.1.2014. Por dje u miratua ligji që zgjat afatin kohor të moratoriumit dhe sipas ligjit në fjalë, deri në qershorin e vitit 2021, gjuetarët nuk do ta kenë të drejtën të ushtrojnë sportin e gjuetisë, ndërkohë që kafshët dhe shpendët do të vazhdojnë të jenë të qeta e të pa rrezikuara në Hapitatin e tyre natyror, siguri dhe qetësi kjo që për kafshë e shpend në zona skajore e malore nuk ka qenë e nuk do të jetë e plotë as në këto 5 vite moratorium, mbasi gjuetarët do të “shkrehin” ndonjë fishekë ilegalisht nëpër male, këneta, pyje, lëndina, shkurre e kodrina skajore të Shqipërisë. Kujtojmë që ligji i bllokimit 2 vjeçar të gjuetisë është futur në fuqi në në janar të vitit 2014. Me të u pezulluan të gjithë licencat për ushtrimin e gjuetisë për 2 vjet, deri në 1 shkurt 2016. Moratoriumi i ri 5 vjeçar, nisi diskutimin në datën 8 shkurt 2016 dhe u bë ligj dje më 2 qershor 2016, me objekt mbrojtjen e specieve të rrezikuara nga gjuetia e paligjshme, duke bllokuar gjuetinë! Por, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Shoqata Shqiptare për Mbrojtjen e Shpendëve e Gjitarëve (ASPBM), kanë konstatuar se gjuetia e paligjshme është praktikuar kryesisht gjatë fundjavës (sidomos të dielave), gjatë orëve të para të mëngjesit si edhe gjatë natës. Kjo shkelje moratoriumi ka ndodhur në gjithë territorin e Shqipërisë, madje çiftet kanë “gjëmuar”. zagarët kanë lehur e shpend dhe kafshë janë vrarë edhe brenda zonave të mbrojtura, si në Laguna e Patokut, ligatina Fllakë, Laguna e Vilunit në Shkodërë, zona ligatinore Vjosë-Nartë në Vlorë, në Korçë, Sarandë, Berat, Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Kukës, Tropojë e në shumë zona të tjera. , etj, ku vetëm gjatë javëve të fundit zona e gjuetarëve është dyfishuar. Pa e konsideruar humor, duhet thënë se më këtë moratorium shtesë kundër gjuetisë, natyrisht që 75 mijë gjuetarët e licencuar shqiptarë, deri në vitin 2021 nuk do ta kenë kënaqësinë të këndojnë as në dasma himnin e sportit të tyre: “Do marrë çiften, do dalë për gjah”, por as gjuetarët e huaj nuk do të kalojnë dot kufirin shqiptar me objekt: “Për sport gjuetie”! 
Sigal