Greqi, zbulohen 26 milionë pilula droge për xhihadistët

519
Departamenti grek i Antidrogës dhe Policia e Krimit Financiar, në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë zbuluar një nga ngarkesat më të mëdha të pilulave të drogës me vlerë 13 milionë euro, që kishte destinacion xhihadistët. Ngarkesa është zbuluar në një konteiner të dyshimtë në një anije që vinte nga India për në Libi me stacion të ndërmjetëm portin e Pireut. Pas hapjes së konteinerit janë gjetur 26 milionë pilula Tramol dhe Τramadol. Sipas burimeve, pranë organeve greke pilulat ishin të destinuara për xhihadistët e Shtetit Islamik në Tobruk të Libisë. 
Ekspertët, pasi kanë analizuar përbërjen e tyre, ku kanë gjetur substancën captagon, një derivat i amfetaminës, kanë shpjeguar se ato shndërrojnë përdoruesit, në këtë rast militantët xhihadistë, në makineri vrasëse të paskrupullta. Menjëherë pas përdorimit të tyre, përdoruesi ndjen rritje në forcën e muskujve, rritjen e dëshirës seksuale, stimulim të euforisë dhe agresionit dhe mungesë të nevojës për gjumë dhe ushqim.  Në thelb, i bën ata të ndjehen të paprekshëm, thonë ekspertët. Hetimet vazhdojnë për të gjetur deri ku shtrihet rrjeti i trafikantëve, pasi për herë të parë zbulohet një sasi kaq e madhe pilulash droge pas së cilës fshihen bashkëpunëtorë të ISIS-it.
Sigal