Përgjuesi në zyrën e Tahirit regjistronte vetëm zërat

443
Dje u faktua se statusi i bërë më herët nga ish kryeministri për një përgjues në zyrën e Tahirit ishte mëse e vertetë. Pajisja përgjuese e gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri eshte gjetur ne datën 18 maj. Mjeti mësohet se është parë nga punonjësit e zyrës së ministrit, i vendosur me kujdes pas makinës grirëse të letrave. Bëhej fjalë për një aparat të thjeshtë përgjimi, me qark të tillë që kryen vetëm regjistrime zanore. Sipas hetuesve, nuk bëhet fjalë për një pajisje me kamera, por vetëm për një mikrofon regjistrues me bateri. Pajisja ka një memorie prej disa GB (gigabajt) dhe në njërën anë të saj ka një portë USB, me të cilën mund të shkarkohen në kompjuter materialet e regjistruara prej saj.  Mjeti përgjues është dërguar për ekzaminim në Policinë Shkencore dhe Prokuroria nuk ka pasur njoftim të menjëhershëm në momentin e gjetjes. Për rrjedhojë, gjetja dhe sekuestrimi i pajisjes në zyrën e ministrit të Brendshëm është bërë nga punonjës të dikasterit, të cilët e kanë dërguar aparaturën në Prokurori bashkë me kallëzimin penal.
Sigal