Paralajmërimi i Metës: Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen shumë shpejt pas 14 majit, Rama nuk dihet…

137
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Frontline” ka deklaruar se fakti që kryeministri Rama zgjedh ta përqendrojë fushatën e tij për lokalet e 14 majit tek figura e tij dhe ish-kryeministrit Berisha, është një fyerje për qytetarët.

Meta u shpreh se si ai edhe zoti Berisha nuk janë kandidatë në këto zgjedhje, por se do të jenë në zgjedhjet e përgjithshme që sipas tij do të mbahen shumë shpejt pas 14 majit, zgjedhje ku Meta tha se Rama edhe mund të mos kandidojë.

Meta: Nuk më bën më asgjë përshtypje nga ky zotëri. Vetëm të na thotë ku kandidon dhe çfarë ndriti në Tiranë në 20 e ca vite, sepse gjërat që mbahen mend në Tiranë i kam bërë unë, Parkun e Rinisë e ktheva unë. Ai shkatërroi Teatrin dhe zonat historike. Edhe unë kisha miq e shokë tu jepja leje ndërtimi, por prevalon interesi i qytetarëve.

Meta: Ai vetëm na nderon nuk na fyen. Fyen qytetarët sepse unë nuk kandidoj. Unë e Berisha do kandidojmë në zgjedhjet që do mbahen shumë shpejt pas 14 majit. Ky nuk dihet a do të kandidojë.