Paralajmërimi i ish-deputetit Murrizi: Priten arrestime ish-ministrash në shtator

308
Sigal

Në Shqipëri ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi bëri një paralajmërim të fortë mbi atë se çfarë pritet të ndodh në muajin shtator në Shqipëri. Ai paralajmëroi arrestime gjatë muajit shtator në radhët e politikanëve.

Deklarata e fortë e Murrizit u bë nga një studio televizive ku në formatin e emisionit “Log.” ai tha se deri në shtator mund të arrestohen edhe tre ish ministra të majtë dhe dy zyrtarë në radhët e demokratëve.

“Deri në shtator ke dhe nja tre të tjerë ish ministra dhe dy në krahun ku ka qenë Luli në kokërr burgut.” – tha ish-deputeti Myslim Murrizi.