Paloka shpjegon foton që nxori në Kuvend: Disave edhe pse janë bërë milionerë, era e keqe nuk iu ikën kurrë

406
Deputeti i PD-së, njëkohësisht nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, ka akuzuar dje kryeministrin Edi Rama se ‘paratë e shqiptarëve i përdor për qejfet e tij, përfshi ekspozitat’ duke publikuar edhe një foto në seancën maratonë të Kuvendit. Por sot ai ka shpjeguar edhe domethënien e asaj fotoje, duke vijuar me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

STATUSI I EDI RAMËS
Ju shpjegoj statusin e mbrëmshëm miq, foton e liderit duke kollofitur makarona (për ata që nuk e ndoqën Parlamentin deri vonë).

Edhe mbrëmë, ndër të tjera, ne denoncuam Ramën se paratë e shqiptarëve i përdor për qejfet e tij, përfshi ekspozitat me shkarravina për të cilat janë paguar qindra mijë euro (e që dy gazetarë, kritikë të vërtetë arti, jo nga ata që paguan Rama, i quajtën si të realizuara prej “një adoleshenti të droguar”)

Përgjigjja e Ramës, si në të gjitha rastet e ngjashme, ishte se ne deputetët e opozitës nuk dinim dhe nuk e vlerësonim të bukurën dhe nuk na pëlqente pastërtia…

E thënë kjo nga Rama është e rëndë .
Për këtë arsye, mbrëmë në Parlament, unë i nxora këtë foto dhe i kujtova një kohë kur ky kishte dëshirë të rrinte në një lokal tek parku Rinia ku mblidheshim pothuaj gjithë gazetarët në atë kohë (tek Fideli).

Kur hynte ky në lokal, qelbte erë i gjithë lokali. Një ditë, që ishte lagur dhe në shi, kutërbonte sa i gjithë lokali (që nuk ishte i madh) reagoi. Ky zotëria, i cili e kuptoi reagimin, i thotë personit që takoi “me mburrje” e që ta dëgjonin dhe të tjerët: “kam gjashtë muaj pa u larë…”

Se çfarë donte të tregonte e di ai. U dëgjua të përmendte “hipi” (në atë kohë mbante dhe vath) por në fakt dukej se thjesht donte të justifikonte erën e keqe.

Ky na flet për të bukurën dhe për pastërtinë, por harron që disave edhe pse janë bërë milionerë, veshin kostume firmato, e lyen me parfume të shtrenjta, era e keqe nuk ju ikën kurrë.


Sigal