Padia e Ballës, reagon Salianji: Të fala shpifësirave, paratë që kemi do t’i çojmë për PS-në

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas padisë së kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Përmes një postimi në facebook, Salianji shkruan se të gjitha paratë do t’i dërgojnë për fondin e riedukimit të PS-së.

“Unë që “ i dhashë” Alizotit 200.000 Euro , për Ballën 10 milion lek janë hiç Tē gjtha paratë që kemi të shkojnë për fondet e riedukimit, të ndihmojmë PS nga shoket e krimit! Sapo ka filluar! ?Të fala departamentit të shpifesave!”, shkruan Salianji.

NOA

Përmes një postimi në Facebook sot, Balla njoftoi padinë ndaj Salianjit.

Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

TË ARDHURAT NGA ÇDO SHPIFJE PËR FONDIN E EDUKIMIT??

Shenim: Sipas ligjit papagalli mban pergjegjesi per ate qe thote. Keshtu qe edhe papagalli Luciano do te paditet neser per shpifjen e sotme. Ndersa pyetja qe kam per ata qe e publikojne kete shpifje: Cfare ju kushton te vertetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, jane avione linje, jane fluturime zyrtare? Apo ndonje ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shperndare “fake-news”?”, shkruan Balla.