PAA tërheq ankimimin nga Kolegji, Duka: Pas marrëveshjes, s’ka më sens

412
Pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha, Partia Agrare Ambjentaliste është tërhequr sot nga ankimimi në Kolegjin Zgjedhor për shpalljen të pavlefshme të listave shumëemërore të kandidatëve për deputetë, duke ia lënë kështu në dorë 100% fatin e datës së zgjedhjeve marrëveshjes së arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kreu i PAA, Agron Duka, konfirmoi lajmin për Ora News, që me sa duket është dhe pjesë e paktit të arritur mes palëve.

Duka: Sapo u bë marrëveshja vendimi e humb sensin sepse ne padinë e kishim pbërë për të sgtyrë datën e zgjedhjeve, kur kjo bëhet me dakordësi, në një akord politik mendoj që nuk ja vlen më që të vazhdojmë ta ndjekim në rrugë juridike. Në këto kushte u tërhoqëm nga padia.E ka humbur sensin, nuk ka më logjikë.Derisa ka një marrëveshje që filloi me 10 kryetarë partish dhe pastaj përfundoi me dy kryesorë, nuk ka më sens që ne të vazhdojmë të padisim njëri-tjetrin.Për datëbn e zgjedhjeve nuk ka dijeni, besoj se nësë merret pikë për pikë zbatimi i paketës McAllister data do të jetë me 16 korrik, por mbetet për tu parë.

Kolegji Zgjedhor ishte parashikuar të mblidhej sot për kërkesë-padinë.

Marrëveshja, LSI rol kyç- Ndjehem shumë mirë jo vetëm për faktin se ne ishim protagonist, që të gjitha partitë treguan gadishmëri, dhe vetë ardhja e Kryeministrit ishte pozitive. Një rol kyç në gjithë këtë histori ishin dhe deklaratat e zotit Vasili gjatë ditës dhe pranimi i ftesës menjëherë prej tij dhe prononcimi i tij që për LSI nuk ishte normale të bëheshin zgjedhje pa opozitën dhe të zbatohej marrëveshja McAllister.Pati rol të rëndësishëm në ecurinë e marrëveshjes. Por kjo nuk ul poshtë partitë e tjera. I vetmi gjatë takimit që vazhdonte të ishte rezistent, ishte Kryeministri që gjithësesi asimiloi me pozitivitet ato që u thanë gjatë takimit. Pothuajse ishin të gjithë në ligjeratë të drejtë që në Shqipëri nuk duhet të ketë destabilitet, mendojmë që zgjedhje normale do të ketë vetëm me pjesmarrjen e të gjitha forcave politike, të vëmë interesin e Shqipërisë mbi intersat tona. Përfundimisht u arrit marrëveshja. Këtu nuk bëhet fjalë për protagonizëm, është shumë mirë për gjithë popullin që u arrit marrëveshja. Nëse do zgjaste diçka e tillë do kishim probleme në ekonomi, stabilitet etj.

Pakti mbyll historinë e kontestimit të zgjedhjeve?- Besoj se po, derisa mazhoranca plotëson për herë të parë disa kushte të kërkuara nga opozita, se me sa di unë nuk është se ka pasur marrëveshje të tilla parazgjedhore, unë besoj se mund të kemi një përmirësim të dukshëm në këtë drejtim. Shyqyr që për herë të parë bashkohemi ne që kemi interes direkt në zhvillimin shqiptar dhe vendosim të merremi vesh me njëri-tjetrin, gjithmonë kanë qenëndërkombëtarët që kanë arritur të negociojnë. Nuk them që roli i ndërkombëtarëve nuk ka qenë në lartësinë e duhur, se u mbështet në paketën McAllister.
Sigal