Kryeministri Rama viziton kompaninë turke të prodhimit të armëve

204
Sigal

Gjatë qëndrimit të tij në Turqi Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme kompaninë shtetërore turke të prodhimit të armëve ASELSAN.

Rama u shoqërua nga Fuat Oktay, zëvendëspresidenti i Turqisë.

Në Twitter Oktay u shpreh :

“Me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ne vizituam ASELSAN, një nga vlerat në rritje të industrisë sonë të mbrojtjes dhe i thamë atij për aftësitë e kompanisë sonë dhe projektet e rëndësishme që po kryen.”

Prej dy ditësh, Kryeministri Rama ndodhet në Turqi ku firmosi me presidentin Erdogan dhe marrëveshjen për ngritjen e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë e Turqisë.