PAA: Mos-votimi i njëanshëm i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që cënonin frymën gjithëpërfshirësë të 5 qershorit është një hap pozitiv

259
Sigal

PAA vlerëson se vetëm liria e plotë e votuesve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe vetëm liria e padeformueshme dhe e pacënueshme e partive politike për të formuar koalicionet e tyre para dhe pas zgjedhjeve, janë dy kolonat kryesore për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Në kushtet kur nuk ka asnjë fuqi edhe kushtetuese që ndalon deputetët pas zgjedhjeve të ndryshojnë përfaqësimin partiak në parlament duke kaluar nga një parti tek tjetra,

Në kushtet kur nuk ka asnjë fuqi kushtetuese që ndalon partitë politike të formojnë apo ndryshojnë edhe disa herë gjatë 4 viteve maxhorancat qeverisëse ose opozitare,

Çdo kufizim dhe deformim përpara zgjedhjeve bëhet vetëm për qëllime të pa-pastra politike dhe për përfitime personale të kryetarëve për të cilët pushteti personal dhe arrogant përdoret për të përqëndruar pushtet të parave të pista në politikë dhe ekonomi duke varfëruar gjithnjë e më shumë jo vetëm shpirtërisht shqiptarët dhe duke bllokuar perspektivën e tyre europiane.

Jo rastësisht mbrojtësit më të flaktë publik të ruajtjes së pushtetit absolut të Ramës, janë individë që kanë akuza publike për vjedhje të votave ose për lidhje kriminale dhe korruptive dhe që në opionin publik përfaqësojnë pjesën më të korruptuar të Rilindasve.