OSBE, Wilton: Reforma e forte për drejtësi bazohet në zërin qytetar

422
Gjatë forumin rajonal për reformën e sistemit gjyqësor, zv/kryetari i prezencës së OSBE në Shqipëri Robert Wilton deklaroi se Reformat e pakonsultuara me publikun janë tirani. OSBE kërkoi që për të bërë një reformë të pranueshme, duhet me patjetër dëgjimi i zërit qytetar, pasi konsultimi me publikun kursen kohë. 
“Demokracia me pjesëmarrje i kthen te drejtat e qytetareve në realitet. Gjithashtu, e bën reformën me te forte. Reforma e forte bazohet ne me shume se thjeshte interesat e politikaneve. Ajo ka nevoje për ekspertizën e profesionisteve, për personat qe japin mësim dhe praktikojnë drejtësinë por edhe për ekspertizën e atyre qe e zbatojnë atë. 
Mbi te gjitha, ka nevoje për zërat e qytetareve te cilët do e ndjejnë veprimin e saj dite pas dite. Konsultimi me publikun kursen kohe. Nëse nuk gjeni kohe për ta bere sakte herën e pare, ku do te gjeni kohe ta bëni serish”, deklaroi Wilton.
Sigal