KQZ miraton tabelën për Durrësin, Kamzën e Fierin, fitues Dako, Mziu e Subashi

481
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë sot tabelën përmbledhëse për Bashkinë e Durrësit dhe të Kamzës, ku është rikonfirmuar fitues Vangjush Dako dhe Xhelal Mziu.
Mësohet se anëtarët e KQZ kanë miratuar tabelën për Durrësin me 7 vota pro. Dako garonte për mandatin e tij të tretë përballë kandidates së djathtë, Grida Duma. Ndërsa Xhelal Mziu, i cili fitoi mandatin e tij të tretë përballë Safet Gjici.
Ditën e djeshme, KQZ hodhi poshtë kërkesën për ankimim nga LSI të procesit zgjedhor për bashkinë e Vorës, ku këta të fundit kërkuan pavlefshmërinë e votave.
Sakaq, në mbledhjen e sotme të radhës po diskutohet ankimimi për Bashkinë e Kurbinit. Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi se paligjshmëria për këtë bashki nisi që në momentin kur KQZ shkarkoi 8 anëtar të një KZAZ në Kurbin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë Durrës, Fier dhe Kamëz.
Me miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Fier, KQZ shpalli fitues për këtë post Armando Subashin, i propozuar gjithashtu nga koalicioni ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
Sigal