Opozita: Protestë edhe në 13 mars nëse do ketë seancë plenare

462
Sigal

Situata politike në vend ngelet ende e paqëndrueshme. Opozita ka djegur mandatet e deputetëve dhe po vazhdon me protesta. Javët e fundit teksa brenda parlamentit janë zhvilluar seancat plenare, opozita ka zhvilluar protesta janë Kuvendit. Opozita ka paralajmëruar që në 16 mars, do të organizojë një protestë të madhe mbarëkombëtare në Tiranë. Mirëpo, opozita dje njoftoi, se do të organizohet protestë edhe të martën, nëse do të mblidhet parlamenti në seancë plenare. Pak ditë më parë Lulzim Basha deklaroi se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet më 16 mars kërkoi rrëzimin e Ramës nga qeveria. Ndërsa Edi Rama në seancën e fundit plenare deklaroi se djegia e mandateve është vendim politik vetëvrasës. Ai theksoi se gjithçka që po ndodh është një rrugë pa krye por sipas tij qeveria e ka dorën e shtrirë për të dialoguar me opozitën.