Meta takim në selinë e PL-së Albin Kurtin: Mbështes qëndrimet e Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin

105
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, llir Meta ka pritur në selinë e PL-së, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shprehu kënaqësinë e këtij takimi, ku ka shkruar se ai mbështet qëndrimet konstruktive të Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.

Përsa i përket dialogut me Beogradin ai shkruan se e rëndësishme është që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj.

Kutojmë se Kurti më herët është takaur me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama.

Meta: Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti
E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social.
Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje.
Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj.