Opozita ndez protestat në të gjithë vendin, Vlora i pret biletën vetëm “vajtje”Edi Ramës

509
Sigal

Opozita prej disa ditësh, ka ndezur protestat në të gjithë vendin, si paranisje e protestës  mbarëkombëtare të 16 shkurtit në Tiranë.

Në kuadër të protestave lokale, sot qytetarët e Vlorës iu përgjigjën në masë thirrjes dhe protestuan për më shumë se 1 orë në dalje të qytetit, duke bllokuar rreth rrotullimin e Skelës. Qytetarët me pankarta në duar, kanë fajësuar qeverinë për situatën e rënduar ekonomike dhe mungesën e alternativës. “Nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur”, kjo ishte simbolika e parullave që qytetarët vlonjatë kishin zgjedhur për të ironizuar zollumet dhe vjedhjet e qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët thanë në protest, se situate bëhet gjithnjë e më e vështirë, pasi çmimet janë rritur, ndërkohë që janë shtuar edhe taksat. Por megjithë këtë gjendje, alternativat për punësim bëhen më të pakta.

E për ti dhënë fund kësaj situate, ku mjerimi është ulur këmbëkryq, qytetarët vlonjatë e kanë një zgjidhje: Një biletë avioni vetëm “Vajtje”për Edi Ramën, me kompanië e tij fantazëm, Air Albania. Në fjalimet e tyre, protestuesit e bënë përgjegjës, pikërisht Ramën për situatën e krijuar, ndërsa nuk kursyen edhe akuzat ndaj bashkisë së Vlorës, që ka harruar tu shërbejë qytetarëve.

Në të njëjtën kohë me Vlorën, protesta është ndezur edhe në Paskuqan, njësi administrative e bashkisë Kamëz, një nga zonat më të varfëra, megjithëse në vijë ajrore 500 metra larg qëndrës së Tiranës.

Banorët e kësaj njësie, të shumtë në numër, bllokuan për një orë rrugën e vetme hyrëse për në Paskuqan, në shenjë proteste ndaj qeverisë që sipas tyre është arsyeja e këtij mjerimi. Ashtu si edhe në të gjithë Shqipërinë, protestuesit hodhën parulla kundër rritjes së çmimeve, papunësisë dhe sidomos për largimin e të rinjëve nga vendi.

Si në Vlorë, ashtu edhe në Paskuqan, protetsuesit bënë thirrje për bashkim kombëtar në protestën e madhe të 16 shkurtit, thirrur nga opozita në Tiranë.