Opozita jep alarmin/ Rama ka nisur manipulimin e zgjedhjeve. Kallzim penal ndaj ministrit Lleshaj dhe kreut të Gjendjes Civile

282
Sigal

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi shumë qytetarëve u është ndryshuar vendbanimi, pa i pyetur fare. Sipas Bardhit, kjo është një përpjekje e dëshpëruar e qeverisë në largim. Ai thotë se PD po bën gati kallëzim penal ndaj Lleshajt dhe kreut të Gjendjes Civile. “Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht.  Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës përpara largimit të pashmangshëm”, – thotë Bardhi. Më herët Sandër Lleshaj ka pranuar ndryshimin e vendbanimeve, por tha se nuk do të ndryshojë qendra e votimit. Reagimi i Gazment Bardhit: “Qeveria e Edi Ramës ka nisur manipulimin e listave dhe nuk ka mashtrim të Sandër Lleshajt që ta mbulojë këtë operacion kriminal. Emisioni investigativ “Boom” e ka ka kapur me presh në duar  Sandër Lleshajn dhe Edi Ramën. Dëshmitë e qytetarëve janë të drejtëpërdrejta dhe nuk lënë vend për diskutime. Qytetarëve u është ndërruar vendbanimi pa kërkesën e tyre, në shkelje flagrante të ligjit. Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës përpara largimit të pashmangshëm. Do apo nuk do Edi Rama, qytetarët do të dalin në votime masivisht dhe do të çlirohen nga ky regjim që vetëm i vjedh. Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë! Partia Demokratike po bën gati kallëzimin penal për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj për shkeljen e rëndë të ligjit dhe të së drejtës për votim të qytetarëve. Që nga Sandër Lleshaj deri tek nëpunësi më i thjeshtë që fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit!”