Opozita drejt bojkotit të zgjedhjeve vendore

567
Sigal

Ndërkobëarët marrin situatën në dorë pas dështimit të ambasadorit të OSBE Borxhardt.

Jakup B. GJOÇA

Më 18 mars 2019 ishte afati i fundit, sipas Kodit Zgjedhor që partitë parlamentare të dorëzonin në KQZ për anëtarët e Komisioneve të zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ). PS-ja e dorëzoi listën e saj në fund të ditës, ndërsa PD-ja dhe LSI, partitë kryesore të opozitës, nuk kanë propozuar asnjë kandidat deri më tani. KZAZ-të luajnë rol vendimtar në administrimin e zgjedhjeve lokale, të cilat janë planifikuar për në 30 qershor. Duke e dorëzuar në kohë listën e kandidatëve, PS thekson qëndrimin e saj të “normalitetit”. Mosdorëzimi i listave për anëtarët e KZAZ-ve është sinjali i parë nga PD dhe LSI për bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Edi Paloka: Jo zgjedhje me Ramën, të ndërhyjnë ndërkombëtarët

Megjithëse PD-ja nuk e ka marrë një vendim politik nëse do të hyjë apo jo në zgjedhje lokale, Nënkryetari i PD-së Edi Paloka u shpreh dje se me Edi Ramën kryeministër nuk ka arsye për të hyrë në zgjedhje. Paloka: “Nuk ka zgjedhje në Shqipëri pa u larguar Rama dhe pa u krijuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Vendim politik për të hyrë, ose jo në zgjedhje nuk ka akoma. Zgjedhje pa kushte nuk do të ketë. Paloka thotë se PD-ja pranon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve por pasi Edi Rama të jetë larguar nga posti i kryeministrit. Largimi i Ramës shprehet Paloka, hap rrugën e dialogut. “Një qeveri që në radhë të parë do të thotë Rama jashtë qeverisë. Që nga ai moment fillojnë negociatat, dialogu dhe çfarëdo lloj gjëje tjetër që lidhet me zgjedhjet e ardhshme. Rama nuk konsiderohet më si pjesë e negociatave. Për ne më mirë të ndërhyjnë ndërkombëtarët”,- pohoi Paloka.

Ambasadori i OSBE njeh zgjedhjet lokale edhe pa opozitën

Ambasadori i OSBE në Tiranë Bernd Borchardt sërish edhe dje pohoi se është kundër bojkotit të opozitës, qoftë nga parlamenti, por edhe nga zgjedhjet lokale. Madje, ambasadori i OSBE-së në Tiranë me deklaratën e vet, dje la të kuptohet se ai do të njohë zgjedhjet lokale edhe pa opozitën. I pyetur, nëse OSBE do i njohë zgjedhjet lokale në Shqipëri, nëse opozita nuk merr pjesë, Borchardt tha se varet nga mënyra si do të shkojnë zgjedhjet, por OSBE nuk përkrah bojkotin zgjedhor. “Njohja varet nga mënyra si shkojnë zgjedhjet lokale, si zhvillohen ato dhe gjetjet e vëzhguesve tanë. Pyetja e radhës do ishte kur do kemi parlamentin që e ka mandatin për 4 vjet dhe ta mbyllë për 4 vjet. Kësaj radhë politikanët e dogjën në 2 vjet, radhës tjetër mund të gjejnë argumente për të marrë një vendim të tillë edhe pas 8 muajsh, ky do të ishte shembull shumë i keq për të tërë rajonin”- tha ambasadori Bernd Borchardt

Ambasadori Bernd Borchardt, i dështuar

Ambasadori i OSBE në Tiranë Bernd Borchardt kur deklaron se edhe mund të njohë zgjedhjet lokale edhe pa opozitën, nuk mendon si përfaqësues i OSBE-së, por më tepër merakun e ka tek dështimi i misionit të tij personal si ambasador i OSBE-së. Që votat e shit-blenë në zgjedhjet e 2017-s, edhe OSBE-ja e pranishme e ka pohuar në raportet e saj. Dështimi i misionit të OSBE-së është se nuk duhet t’i certifikonte rezultatin zgjedhor. Dështimi i dytë i OSBE dhe i ambasadorit Borchardt në Tiranë është se nuk arriti që të miratohej as reforma e re zgjedhore, pasi ambasadori u bë palë me mazhorancën në draftin e ri që ka përgatitur njëanshmërisht mazhoranca, e cila ka pohuar disa herë, që në këtë draft janë reflektuar të gjitha udhëzimet e OSBE-së. Cilat janë udhëzimet e OSBE-së për reformën e re zgjedhore, e cila të garantojë votën e lirë dhe të ndershme? Kjo pyetje mbetet pa përgjigje. Dështim i ambasadorit Borchardt është edhe se për zgjedhjet vendore opozita nuk ka asnjë garanci se vota do të jetë e lirë. Prandaj, ambasadori i OSBE-së në Tiranë Borchardt për të mbuluar dështimin e misionit të tij dhe të OSBE-së në Tiranë mundohet të fajësojë opozitën pse bojkoton parlamentin dhe zgjedhjet vendore dhe bëhet palë me mazhorancën, të akuzuarën e blerjes së votave, të provuara edhe nga dosjet 339 dhe 184, që ndodhen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Enno Bozdo: Borchardt jo serioz, ja ç’thoshte dy vite më parë

Ditë më parë, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, bëri një deklaratë të çuditshme, kur tha pavarësisht se opozita mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, ODHIR do t’i njohë këto zgjedhje. Kjo deklaratë aspak normale për gjuhën e një diplomati të huaj, është komentuar nga anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, si një komunikim që nuk është për t’u marrë aspak seriozisht nga ana e Borchardt, që nuk bën për herë të parë deklarata të tilla konfuze. “Kështu është shprehur Borchardt edhe dy vite më parë kur deklaroi se ka 2 mld euro që vijnë nga qarkullimi i krimit të organizuar. Është e kuptueshme që zotëria këto 2 mld euro i asocionte me qeverinë e Edi Ramës. Kështu kemi dëgjuar dhe deklarata të tjerë, nuk janë për t’u marrë seriozisht për sa kohë zotëria vetë nuk është serioz me veten.”, – tha Bozdo.