Opozita: Bushati në Komisionin e Jashtëm për informim

530
Opozita ka kërkuar një seancë dëgjimore me ministrin për Evropën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati, në lidhje me negociatat me Greqinë, si dhe marrëveshjen e detit. Anëtarët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionin e Jashtëm i janë drejtuar me një kërkesë kryetares së Komisionit, Mimi Kodheli, ku parashtrojnë edhe disa nga shqetësimet në lidhje me negociatat dhe marrëveshjet me Greqinë. Opozita kërkon që mbledhja e Komisionit për Punët e Jashtme të zhvillohet më 21 shkurt 2018. “Në kuadrin e deklaratave të Ministrit të Jashtëm Grek lidhur me delimitimin e hapësirave detare ndërmjet dy vendeve, si dhe në mungesën totale të transparencës nga ana e Qeverisë Shqiptare dhe përkatësisht te Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, kërkohet kjo seancë dëgjimore për të informuar Komisionin e Jashtëm të Kuvendit te Shqipërisë, si dhe opinionin e gjerë publik për këtë çështje me interesa të gjëra publike”, shprehen deputetët e opozitës.
Sigal