Eduart Halimi, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar lidhur me operacionin ‘Ura’ ku u lëshuan 29 urdhër-arreste nga SPAK. Halimi shkruan se SPAk kishte kërkuar masat e sigurisë në 19 mars, GJKKO ia aprovoi në 30 prill, ndërkohë që ekzekutimi i masave u ndërmorr më 20 maj.
“Operacioni ndodhi 62 ditë nga kërksa e SPAK dhe 9 ditë pas zgjedhjeve,
Mund të jetë i pari rast në historinë e drejtësisë së re penale! Drejtësia nuk mjafton të jetë kurrë vetëm formalisht korrekte – ajo duhet të jetë edhe në kohë, efektive dhe e pa ndikuar nga rrethana politike apo kalkulime elektorale”, shkruan Halimi.
Postimi i Eduart Halimit
????Përgjigjia e pyetjes nr. 2 u zgjidh:
???? Masat e arrestit për operacionin “Ura” u kërkuan në 19.3.2025, u aprovuan në 30.04.2025 ( pas 42 ditësh) dhe u ekzekutuan në datë 20.05.2025. Pra pas 62 ditësh nga kërkesa e SPAK, 9 ditë pas zgjedhjeve!
Tani përgjigjiet e 4 pyetjeve të tjera janë të thjeshta dhe i gjeni vetë, pasi mund të jetë i pari rast në historinë e drejtësisë së re penale!
Drejtësia nuk mjafton të jetë kurrë vetëm formalisht korrekte – ajo duhet të jetë edhe në kohë, efektive dhe e pa ndikuar nga rrethana politike apo kalkulime elektorale.