Olldashi: “Akuzat e PS-së, përfaqësojnë vagabondazhin verbal në mjedisin publik”

516
Sigal

Ministri Olldashi ka reaguar publikisht, ndaj depozitimit të akuzës në  prokurori nga deputeti i PS-së, Shalsi, për  keqmanexhimin e reklamave në ministrinë e Transporteve.  Ministri Olldashi sqaron se bëhen fjalë për njoftime për shpronësime dhe jo reklamë. Gjithashtu, ministri Olldashi bën me dije se i është drejtuar edhe ai prokurorisë,  me anën e një letre, duke kërkuar hetim të plotë në lidhje me akuzat që i bëhen.  Ja se ç’thuhet në njoftimin publik të  ministrit Olldashi: “Nga media e shkruar, morëm dijeni se deputeti i Edi Ramës, Eduard Shalsi, ka depozituar një padi në prokurori, për ministrin e Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi në lidhje me të ashtuquajturin denoncimin publik i aferës së reklamave shtetërore. Në radhë të parë përshëndesim faktin që, më në fund, Edi i z. Rama iu drejtua institucionit të akuzës, pasi për ditë me radhë është rrekur në mënyrë qesharake të bëjë edhe hetuesin, edhe prokurorin edhe gjykatësin, pa bërë dot në fakt asnjërin. Sqarojmë përsëri se nuk bëhet fjalë për reklamë, por për njoftime shpronësimi. Së dyti, dua t’ju informoj se me të marrë njoftimin përmes medias, ministri Sokol Olldashi, i është drejtuar me një letër, që është protokolluar pak minuta më parë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të kërkuar një hetim të plotë të kësaj çështje dhe për të shprehur gatishmërinë e tij dhe të institucionit që drejton për të vënë në dispozicion të organit të akuzës çdo dijeni dhe çdo dokumentacion që lidhet me çështjen. Vetëm një hetim i plotë dhe i shpejtë i çështjes së depozituar në prokurori, do t’i hapë më tej rrugë vënies përpara drejtësisë për shpifje të imbecilëve politikë që përfaqësojnë vagabondazhin verbal në mjedisin publik.”