Nuk të pranuam për padijen, dashakeqësinë dhe lëpirjen tënde!

362
Sigal

 

Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri 

Ike. Të shkarkuan. Në një ditë të shënuar. Po ti e kapërdive me kafen zeher.

Po nuk na the si erdhe? Kush të pruri? Çfarë meritash kishe në fushën e arsimit? Sa e njihje mjedisin shqiptar? Po arsimin? Kishe ekspertizë në ndonjë prej niveleve të arsimit? Çfarë edukimi kishe ti vetë? Çfarë të bënte ty më te zonjën se qindra vajza dhe djem të Shqipërisë dhe të Kosovës, që shkëlqejnë nëpër botë e nuk ju hap kush rrugën në atdhe? Çfarë kontributi pate në politikën shqiptare që të meritoje drejtimin e arsimit?

Ike. Bëre mirë që ike. Të kishe ikur edhe më parë.

Le vetëm gjurmë negative në “mbretërimin” tënd.

Do kujtohesh për mashtrimin me “paktin për univesitetin” që mbeti vetëm në letër.

Do kujtohesh si ministrja që solli dhe mbrojti modelin e testit të Turit.

Do kujtohesh si ministrja e masakrës zgjedhore ne universitete.

Nuk mund të ikje edhe pa thagmën e fundit: formularin për të miturit.

Ik.

Po ti nuk mund te ikje pa lëshuar  helmin e akrepit që ke në bark!

Nuk të pranuam për gegnishten tënde!!!!

Jo jo, mos u fsheh pas helmit të “racizmit kombëtar”. Nuk të pranuam për padijen, dashakeqësinë dhe lëpirjen tënde! Bëhu trimëreshë dhe pranoje se ishe kot aty ku ishe.

Sa për gegnishten, ktheja mbrapsht ustait që ta ka mësuar, nëse nuk është ndjesia jote.

Shqipëria e Kosova janë një. Gegnishtja dhe toskënishtja rrinë mirë pranë e pranë. Na bëjnë më të pasur e krenar ashtu sikurse dhe gjuha standarte.

 

Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Arbër Xhaferri e shumë tjerë na e kanë mësuar këtë.

Ik. Të qoftë rruga e mbarë!