Nuk më pëlqen fjala rotacion por përmbysja e një regjimi të kapur, Kryemadhi: Jam optimiste sepse shikoj reagimin e njerëzve

179
Sigal

E ftuar në një emision televiziv, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh e bindur për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se optimizmi i saj vjen për shkak të takimeve dhe reagimit që japin njerëzit në çdo takim. Madje Kryemadhi tha se nuk i pëlqen fjala rotacion por përmbusja e një regjimi të kapur.

‘Rotacioni politik nuk ndodh me fjalë apo deklarata, por ndodh me votë. Rotacioni politik nuk është rotacion politik, që ke dy mandate dhe je i detyruar të ikësh se do vijë dikush tjetër. Mendoj se është fjalë e gabuar që është përdorur. Unë nuk para e pëlqej fjalën rotacion, nuk më pëlqen rotacioni, sepse rotacioni është diçka që nuk ke ku shkon dhe do të ndodhë. Mua më pëlqen përmbysje, përmbysje e një regjimi të kapur, e një regjimi të kalbur, e një sistemi që e mbylli fazën e saj, siç e mbylli në ’90, me lëvizjen studentore, sistemi komunist. Tashmë do të mbyllim tranzicionin që do të mbyllim pas 30 vitesh. Ajo që dua të them është pse, jemi kaq optimist.
Jam optimiste sepse unë shikoj reagimin e njerëzve në takime. Është ajo që ju shikoni në videoklipet e opozitës është një e njëmita e asaj që ndodh realisht. 140 kandidatët e LSI-së në të gjithë Shqipërinë, bëjnë takime pa fund dhe hidhet vetëm shumë pak, për shkak të kohës dhe mundësive, por edhe për shkak të një ruajtje të të qenit diskret të personazheve që sapo shikohen në video apo fotot e postimeve të LSI, o do të ju zbarkojë policia ose do të ju shkojë prokuroria, apo ndonjë drejtor. Këta tentojnë ti blejnë, nëse nuk i shiten pastaj i kërcënojnë. Prandaj ne kemi qenë në një farë mënyrë diskret’.