“Nuk kam vdekur, s’ka vendim të formës së prerë e as kam dhënë dorëheqje”, Veliaj rendit arsyet pse duhet të vazhdojë detyrën. GJK ndërpret seancën për 30 minuta

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj renditi argumentet e tij para Gjykatës Kushtetuese se pse duhet të vazhdojë ushtrimin e detyrës.

Veliaj tha se duhet të rikthehet në detyrën e kryebashkiakut dhe kërkoi rrëzimin e vendimit të Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Ministrave.

NOA

Erion Veliaj: Shkarkimi. Kur nënkryetari i bashkisë vdes. Nuk kam vdekur, besoj është provë prezença ime këtu. Kur humbet zotësinë juridike për të vepruar me vendim të formës së prerë. Nuk ka vendim të formës së prerë. Kur kandidon për deputet. Nuk isha nga ata kreytarë bashkie që kandiduan për deputetë.

Nuk është banor i përhershëm i bashkisë. Jam vetëm përkohësisht në Durrës, se kjo masë është e përkohshme. Jep dorëheqjen. Nuk më është kërkuar dhe nuk e kam dhënë dorëheqjen. Nuk pranon të bëjë betimin. Pikërisht se kam bërë betimin, jam këtu.

***

Pas dëgjimit të argumenteve nga Veliaj dhe avokatët e tij, kryetarja e GJK, Holta Zaçaj ndërpreu seancën për 30 minuta.