Nora Malaj: Shqiptarët nuk ka patronazhist që i vë në rresht!

270
Sigal

Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Vlorës, Nora Malaj në një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se dhe pak ditë e ndajnë vendin nga votimet, që sipas saj do ta çojnë vendin drejt një të ardhmje më të mirë për të gjithë.

Postimi në rrjetet sociale

Edhe nëntë ditë ❗️

👉Edhe  9 ditë për të shkuar te dita e madhe e fitores  që Shqipëria të mos shpopullohet me dhe që biznesi të mos shitet  më për arsye të emigrimit  ❗️

👉Edhe 9 ditë për t’u treguar Patronazhistēve që shqiptarët janë qytetarë të botës së lirë dhe nuk ka patronazhist që i ve në rresht ❗️

👉Edhe 9 ditë për të treguar se koha e personazheve të “Nepunësit të Pallatit të ëndrrave “ ka perënduar së bashku me diktaturën dhe perversitet që kishte ajo kohë❗️

👉Edhe  9 ditë dhe së bashku  rritjen imunitet te tufës ndaj Corona Virusit , të shkatërrojmë Virusin e keqeverisjes së ketij vendi , që është me i keq se Corona Virusi dhe e ka cuar vendin në kolaps ekonomik dhe depresion social  , si asnjëherë tjetër në historinë 30 -vjeçare të ketij vendi ❗️

👉Edhe 9 ditë dhe në kutitë e votimit , qytetarët do të zgjedhin  njerëzit që duan, me mendje të ftohtë dhe me zemer të ngrohtë, pa e tjetërsuar votën , pa u shitur e  blerë , por me besim se e ardhja e Shqipërisë varet në përgjegjshmërine dhe ne pjesëmarrje masivisht në votime ❗️

👉Edhe 9 ditë për të shkuar dhe votuar , si një detyrë patriotike dhe mision për vendin dhe shoqërinë❗️

Unë besoj te vota dhe te misioni i zgjedhjeve, si e drejtë Kushtetuese dhe liri mendimi, pa vezhgimin e Patronazhistëve, por me besim te jeta dhe e ardhmja e fëmijëve, nipave e mbresave dhe mbrojtja e liria e tyre ❗️❗️❗️

Edhe 9 ditë miqtë e mi ❗️❗️❗️🇦🇱🇦🇱🇦🇱🤝🤝