Nora Malaj: Shqipëria në ditë të hallit!

436
Sigal

Nga Nora Malaj

Shqipëria në ditë të hallit!

As bonusi për bebe, që qeveria e bëri me tam- tame dhe pam – pame, nuk e zgjidhi gjendjen kaq tragjike të lindshmërisë, me të cilën po përballet vendi ynë!

Edhe nëse do të jesh optimist, shifrat kokëforta nuk të lënë që dhe gotën që ka shkuar në çerek, ta quash gjysmë të mbushur?!
Revista Monitor  na trondit , kur thotë se:
“Gratë që jetojnë në Shqipëri vit pas viti po heqin dorë nga mëmësia, duke reduktuar në mënyrë drastike numrin bebeve të sjella në jetë.
Në vitin 2018 ky fenomen u theksua edhe më shumë kur numri mesatar i fëmijë të lindur nga një grua shënoi rekord historik. Indeksi i fertilitetit ishte vetëm 1.37 fëmijë për një grua nga 1.48 fëmijë më 2017 dhe nga 1.73 fëmijë për grua që ishte ky indeks në vitin 2014, sipas të dhënave të INSTAT.
Rënia me shpejtësi e numrit të lindjeve e ka çuar Shqipërinë nën normën e zëvendësimit e cila përllogaritet 2.1 fëmijë për grua. Gjithashtu Shqipëria e ka normën e lindshmërisë shumë poshtë indeksit global të fertilitetit i cili në vitin 2017 ishte 2.4 fëmijë për grua sipas të dhënave të Bankës Botërore. Gratë shqiptare lindin gati 50 për qind më pak fëmijë se mesatarja globale.”

Sot Shqipëria ka mbërritur numrin rekord të uljeve të lindjes.
Ky është lajmi i dhimbshëm dhe statistika më e frikshme që po përballemi sot me plakjen galopante që po i ndodh popullsisë shqiptare.
Tabloja: Lindje s’ka, popullsia moshohet me shpejtësi, 70 për qind e të rinjve dhe mosha mesatare, ikin dhe vetëm ikin, pagat në nivel minimaliste, 70 për qind e tyre shërben për ushqimet bazike vetëm të shportës, jeta e pasigurt , stres kolektiv dhe arka e qeverisë e zbrazët!!
Biznese të pasigurt, ngritja e taksave me shpejtësi marramendëse dhe goja duhet të mbyllet!
As bonusi i bebeve nuk shërbeu për të rritur numrin e lindjeve!
Tashmë qeveria ka treguar paaftësi totale qeverisje dhe e ka zhytur vendin në dëshpërim! Realisht, përtej tërmetit dhe atyre qytetarëve që gjenden në ditët më të vështira, Shqipëria gjendet në ditë të hallit!
Sigurisht ka një përgjegjës që duhet të përballet me këtë realitet. Qeveria që po zvarritet ai një qerre e shkatërruar, në baltovinën e rrugës, që ka ndërtuar me pa siguri e zgjidhje për të nesërmen! Kjo tablo është më shumë se mjerim!
Është ky realiteti ku paaftësia e qeverisjes na e ka bërë dhuratë në prag të fundvitit!
Ky realitet quhet rast i pashpresë edhe nëse drita e bredhit të Vitit të Ri, me pahir mundohen të “shkëlqejë”.