Nora Malaj: Numri 6 LSI dhe historia e këtij numri

620
Sigal
Numerologjia është një shkencë më vete dhe fati, shpeshherë thuhet është shkruar nga Zoti.
Kur zgjedh numrin, ashtu sikur të ndihmon fati më pas!
Dje KQZ përcaktoi numrin, me të cilët do të prezantohen subjektet në fletën e votimit për garën elektorale!
Subjektit që unë përfaqësoj, LSI, i ra numri 6!
Numri 6 , sipas shkencës së numerologjisë është numri më harmonik dhe i kujdesshëm. Ky është një numër i sharmit, harmonisë, dashurisë, kujdesit, dhembshurisë, miqësisë, depërtimit, shëndetit, bukurisë, besnikërisë dhe shumë gjërave të tjera pozitive.
“Së pari do të themi se numri 6 është një simbol i vetëmohimit, ndërtimit të dritës dhe bamirësisë. Ky numër po ju kujton, se duhet të bëni diçka që bota do të përfitojë nga njerëzit e tjerë”.
Në fakt, në përcaktimin e numrave, sipas shkencës së numerologjisë, ky është numri i vetëm që ka më shumë cilësi pozitive dhe më pak cilësi negative kur krahasohet me ndonjë numër tjetër, ndaj cilësohet edhe si e mesme e artë.
Numri gjashtë i referohet shumë gjërave në Bibël, por përmendet për herë të parë në Zanafilla 1:31, kur Zoti krijoi njeriun në ditën e gjashtë.
Dhe thoni pastaj që rastësia nuk është mbret i fatit! Kam bindje që LSI do të realizojë misionin e saj për të ndërtuar Shtetin e së Drejtës! Unë besoj te forca e LSI dhe te numri i bekuar 6!
“Ditë më të mira paskëtaj vijnë, lum kush do rroj që Shqipërinë e shqiptarëve ta shikoj Zonjë!“.