Nora Malaj: Betonizmi babëzitës kthen në Venecia qytetin e Durrësit pas përmbytjeve nga shiu

278
Ish deputetja e LSI, Nora Malaj ka reaguar pas përmbytjeve nga shiu që i shkaktuan dëme qytetit të Durrësit.” Durrësi “shnderrohet “ne Venecia , sa hap e mbylle syte.
Kjo e ka dhe nje pergjigje . Vjen nga fakti i betonizit në menyrë babëzitëse . Dhe qytetarët detyrohen te ecin në shi , të futen deri në gju dhe të kalojnë pengesat , duke u shtrënguar me njëri- tjetrin dhe pse duhet ruajtur distancën , shkruan Malaj.
Ja reagimi i saj: 
Pesha e shiut në qytetin bunkier (betoni) të Durrësit ( Dyrrahut të lashtë)!
Thonë që kur bie shiu është bereqet! Do të ishte një bekim i madh se shiu pastron mjedisin , qe per fatin tone te keq është aq i ndotur, pastron rruget dhe pluhurin , po edhe ujit produktet bujqësore .
Po ja që per qytetin e Durresit , shiu nuk sjellë gjithe gëzim! Pas cdo shiu vjen një përmbytje ! E të mendosh që Durresi “shnderrohet “ne Venecia , sa hap e mbylle syte.
Kjo e ka dhe nje pergjigje . Vjen nga fakti i betonizit në menyrë babëzitëse . Dhe qytetarët detyrohen te ecin në shi , të futen deri në gju dhe të kalojnë pengesat , duke u shtrënguar me njëri- tjetrin dhe pse duhet ruajtur distancën😜 se është periudhe covidi!
Pertej fakti të lënies pa shtepi nga tërmeti, mureve të cara apo jetës së pasigurtë , vuajtjet e durresakëve nuk kanë te sosur.. Ja dhe shiu që permbysi gjithcka . Dhe sa shumë duhet te durojne keta qytetare te mire dhe te devotshem , qe te mos vuajnë nga moti, nga indiferenca totale e shtetit që bene vetëm makiazh , nga pasigurtē e ndertimit , nga mungesa e punësimit , nga ekonomia tejet e lodhur dhe që shumë familje po i con drejt varfërimit , po dhe nga situata Covide qe jeten e bene te pasigurte?!
Teksa sheh ketë foto, kupton se përtej situatës së vështirë të se perditshmes shiu tregon se cfare masakre është bere me Durresinë .
Po fajin nuk e ka shiu po ata që masakruan këtë qytet të bekuar!
Shiu thjeshtë është “revizori” që tregon cfarë masakre i është berë e vazhdon t’i bëhet qytetit bunkier të Durresit.
Sigal