Non grata? Meta: Më vjen për të qeshur. Kam zero probleme me SHBA

214
Sigal

Presidenti Ilir Meta thotë se nuk ka asnjë problem më SHBA-të. 

I pyetur nga Blendi Fevziu në ‘Opinion’ nëse i druhet shpalljes non grata nga SHBA pas mbarimit të mandatit si kryetar shteti, Meta ironizoi duke shtuar se një gjë e tillë e bën për të qeshur.

Meta tha se se ‘janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët  kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre’.

“Non grata? Mua me vjen per te qeshur me kete ceshtje. Do te isha i zhgenjyer nese nuk do te ndodhte sa kohe jam President. Ilir Meta nuk ka asnje problem me ligjet ne SHBA. Nuk ka paguar asnjehere as ne te bardhe, as ne te zeze per te bere foto me Presidente te SHBA. Ilir Meta ke zero probleme me SHBA.
Ilir Meta ka nje raport te pare dhe te shenjte me Shqiperine dhe nuk ben asnje akt qe lendon Shqiperine. Kete une ja u kam bere te qarte te gjitheve. 

Kurre ne bote nuk mund te kete SHBA nje problem me mua. Dhe e dini pse? Sepse nese ka nje politikan ne Shqiperi qe kurre nuk i ka genjyer SHBA, eshte Ilir Meta. 

SHBA jane vendi i lirise dhe demokracise. SHBA jane partneri kryesor i Shqiperise. Mos i zvogeloni SHBA me histori te tjera. SHBA eshte vendi i Xhejm Bejker qe tha kur ra komunizmi se tani eshte koha te zgjidhni vete udheheqesit tuaj.

 Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët  kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta nuk ka paguar në të zezë për tu fotografuar me politikan të ndryshëm në Amerikë. Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë”.