‘Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit’/ Vasili citon Sami Frashërin për të përshkruar Ramën

500
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, publikon një thënie të Sami Frashërit për të përshkruar, sipas tij, urrejtjen që kryeministri Edi Rama ka për shqiptarët.

“Kur shikon urrejtjen e zezë, që Edi Rama ka për shqiptarët, të vijnë në mend vetëm fjalët e Sami Frashërit që shkojnë kaq shumë për këtë njeri”, shkruan Vasili teksa publikon edhe një prej thënieve të famshme të rilindasit të njohur, Sami Frashëri.

“Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”, është citati i Sami Frashërit.

Image