Skema e mashtrimit/ Klonimi i kartave të kreditit, zbulohen rolet e të arresturave rumunë në Tiranë

584
Sigal

Karta krediti të klonuara britanike dhe kanadeze janë mjetet që anëtarët e një grupi kriminal me rumunë dhe shqiptarë përdornin për të përfituar shuma të mëdha parash.

Nën drejtimin e 37-vjeçarit rumun Aleksandër Boevan, grupi kishte krijuar një skemë mashtrimi kompjuterik, të cilët pikasnin bankomate të bankave dhe më pas kryenin tërheqjen e vlerave monetare. Sipas burimeve të policisë hetimet po vijojnë për të zbuluar dhe anëtarë të tjerë të grupit që ranë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Credit Card Fraud”, por dyshimet janë se mund të jenë larguar jashtë vendit pak ditë para operacionit.

Gjithashtu kjo skemë mashtruese e krijuar nga të arrestuarit, me rol kryesor shtetasin Boevan dyshohet se është aplikuar dhe në shtetin rumun, që për tu faktuar mësohet se janë kërkuar informacione nga autoritetet rumune.

Hetimet për zbulimin e grupit kanë nisur pas denoncimit të një banke të nivelit të dytë, pasi në bankomatet e tyre, persona të paidentifikuar kishin përdorur 10 karta të klonuara, duke u shkaktuar një dëm të konsiderueshëm.

Për këtë rast mësohet se policia u ka kërkuar informacion dhe po verifikon edhe banka te tjera të nivelit të dytë nëse kanë rënë pre e mashtrimeve të grupit të drejtuar nga Aleksander Boevan.

Të arrestuarit:

Aleksandër Boevan, 37 vjeç, banues në Rumani;

C. M., 41 vjeç, banues në Rumani;

U procedua penalisht L. C., 38 vjeç, lindur dhe banues në Rumani;