“Njeriu i Finlandës” dhe “Njeriu i Sarajevës”

393
Dje Ilir Meta ishte në Finlandë.Takoi fituesin e çmimit Nobel për Paqen Martti Ahtisaari, ministrin e jashtëm dhe kryetaren e parlamentit zj. Maria Lohela. Po dje kryeministri Edi Rama ishte në Sarajevë, ku darkoi me kryeministrin serb Vuçiç dhe përballë dyshes shqiptaro-serbe ndodhej kryeministri kosovar Isa Mustafa.

Pra “Njeriu i Finlandës” takoi njërëz të paqëm, dialogues dhe që njohin marrëveshjen, debatin, mirëkuptimin si parim rregullues të një shoqerie demokratike. Takimi me Martti Ahtisaarin nuk ishte se vetëm ka qenë ish-president i Finlandës, por ai ka kontributin e tij të jashtëzakonshëm politik e diplomatik, si i Dërguar i Posaçëm i OKB-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që shënoi nisjen e procesit të Pavarësisë së Kosovës e njohjen ndërkombëtare të saj, ndërtimin e institucioneve shtetformuese dhe demokratike në vend, në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Në Sarajevë, kryeministri Rama kishte në krah kryeministrin serb Vuçiç. Natyrisht që rajoni ka probleme dhe ato zgjidhen me mirëkuptim. Edhe darka është një element paqe, e cila përçohet me anë të mediave të njërëzit e thjeshtë. “Njeriu i Sarajevës” ose Edi Rama në raport me serbët mbetet luajal, bashkëpunues dhe duhet respektuar e përkrahur në këtë gjest.

Por sot kthehen në Tiranë, “Njeriu i Finlandës” dhe “Njeriu i Sarajevës”. Përballë tyre ndodhet çadra, e cila mund të prodhojë destabilitet nga ku merr zjarr jo vetëm Maqedonia, por edhe përballjet gati në zjarr Serbi-Kosovë. Ndërsa mes vetes “Njeriu i Finlandës” dhe “Njeriu i Sarajevës” nuk janë në ditë të mira. Një sulm kamikaz është lëshuar dje nga Kosova për të deligjitimuar koalicionin e tyre, duke sugjeruar që “Njeriu i Sarajevës” me paktin e Vuçiç të largohet nga “Njeriu i Finlandës”, me saktë ta braktisë. “Njeriu i Kosovës” duke luajtur mjeshtërisht me qasjet kryeministrore ka hedhur benzinën te ndertesa e kryeministrisë, ndërkohë që me shkrepse në dorë dorë rri Lulzim Basha. Por zjarrfikësen nga kati i tretë, mbi çadër, e ka “Njeriu i Finlandës”.

Hileja shumë fine e “Njeriut të Kosovës” sillet që nga zjarri Basha-Rama të spostohet në zjarr dhe luftë mes Ramës dhe Metës. Djallëzi brilante, e cila ka një difekt: Nga zjarri Rama-Meta nuk mbetet më ndertesë e pa djegur në Tiranë, kur Opozita mezi pret me bidona benzine në shesh.

Njërëzit kanë nevojë për rrugëzgjidhje, për zgjedhje, për paqe, për mirëqënie e jo për luftë që përkon, fatkeqsisht, me 20 vjetorin e vitit 1997.

“Njeriu i Finlandës” dhe “Njeriu i Sarajës” nuk kanë nevojë për “diversionistë” që hyjnë në Morinë dhe dalin në Nish, e vijnë prapë në Tiranë.

J.V.
(Marrë nga www.spjv.it)
http://www.spjv.it/index.php/politika-mobile/pas-pak-shkrimi-njeriu-i-finlandes-dhe-njeri-i-sarajeves
Sigal