Nishani, letër Kryeparlamentarit Ilir Meta: Ministri Vasili ka të drejtë, ONM duhet të zbatojë Kushtetutën e Shqipërisë

473
Sigal
Pas debateve lidhur me ligjshmërinë e OMN, ku Vasili pretendon se Ministria e Drejtësisë është anashkaluar nga kjo strukturë, ka reaguar edhe Presidenti Nishani duke i dhënë të drejtë Ministrit të Drejtësisë. Ai i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare ku nxit parlamentin e partitë të rikthejnë reformën në ligjshmërinë e saj dhe t’i kthejnë besueshmërinë procesit. “Është parimi i kushtetutshmërisë funksionale që më detyron mua të parin si President i Republikës dhe të gjithë organet dhe strukturat e parashikuara në kushtetutë, të zbatojnë drejtpërsëdrejti Kushtetutën germë për germë”, -shkruan presidenti në letër, duke detajuar dhe funksionet që ka ONM sipas kushtetutës, nga të cilat Vasili pretendon se është devijuar. Përballë ankesave të Vasilit se Ministria e Drejtësisë është anashkaluar nga kjo strukturë drejtuese e ndërkombëtare Nishani kërkon reagim: “Inkurajoj të gjitha palët politike që të marrin masat e nevojshme në respektim të ligjit themelor të shtetit, në një proces transparent gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, me qellim kthimin e besueshmërisë së publikut ndaj këtij procesi”.